Rama takon Donald Trump në SHBA (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot në New York, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Rama ka postuar foton nga takimi me Presidentin Trump në rrjetet sociale, duke e konsideruar si foto e ditës.

Në foto çifti Rama është fotografuar pranë presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania.