Ramadani: Presim përmirësim më të madh në sistemin e drejtësisë

Burim Ramadani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se të gjithë dëshirojnë, presin që të ketë përmirësim më të madh dhe më të dukshëm në sistemin e drejtësisë.

“Zbatimi i ligjit nuk lidhet vetëm me një ose dy institucione. Deri para dy vjetëve Kosova ka qenë në borxhe ndaj policëve të Kosovës, nuk u ishin paguar shtesat, në qeverinë e fundit ky borxh u la, ata u paguan”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ramadani kundërshtoi kritikat e Haxhiut, nga VV-ja dhe pyeti atë pse ka ikur Blakaj, “ka mundur të rrijë si të gjithë prokurorët e tjerë dhe ta vazhdojë punën”.

Ai shtoi se duhet të rritet kapaciteti profesional dhe të sigurohen pajisje më të avancuara për ta luftuar krimin kibernetik. /RTK/