Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Prishtinë

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, do të vije në Prishtinë për të mbajtur një koncert për adhuruesit e muzikës klasike.

Koncerti i tenorit të lindur në Istog, do të mbahet të premten, me datë 1 gusht në Sheshin Skenderbeu, në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:30.

“Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku.
I juaji, Rame Lahaj”, ka shkurar me këtë rast tenori Lahaj, në profilin e tij në rrjete sociale.