Ramiz Lladrovci me bashkëshorten dhe vajzën voton në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë

Në Shqipëri sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale, ku në to përveç shtetasve të Shqipërisë ka votuar edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci me gruan dhe vajzën pasi që posedojnë nënshtetësinë e këtij shteti ,shkruan Reporteri.net

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku Lladrovci njofton se dy djemtë e tij kanë munguar pasi që janë duke u stërvitur me ekipin e Feronikelit për garat në Ligën e kampionve.

Tutje Lladrovci përgëzon kryetarin e Tiranës Erion Veliaj për punën e bërë në kryeqytetin e Shqipërisë.

”Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime Z. Veliaj!”, ka shkruar Lladrovci.

Kujtojmë se nga 61 komuna në 27 prej tyre janë vetëm nga një kandidat për kryetar, pasi që opozita ka bojkotuar zgjedhjet.

Gjatë procesit zgjedhor është raportuar për disa parregullsi si gjuajtje me armë, grisje të votave, tentim për ti marrë vulat e komisionarëve.