Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar qytetarët dhe mediat se kjo komunë është ende e paprekur nga ccoronavirusi.
Përmes një njoftimi në Facebook, përcjellë Lajme365 , Ramosaj thotë se personi i cili ka njoftuar IKSHPK-ja, se është infektuar me COVID-19, është nga Lëbusha e deçanit, por i njëjti është rastë i cili ka ardhur nga jasht shtetit i karantinuar në Konvikt.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus.
I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rastë në Deçan.
Rasti nga Lëbusha, është rastë i cili ka ardhur nga jasht shtetit i karantinuar në Konvikt.
Të cilit-es i dëshiroj shërim të shpejtē si gjithë të tjerve.
Deçani ende nuk ka të infektuar me COVID 19, ka shkruar Ramosaj./lajme365.com