Ramush Haradinaj kujton Luanin

Në 45 vjetorin e ditëlindjes së Luan Haradinajt, Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kujtuar Luanin nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai ka uruar ditëlindjen e Luanit duke kujtuar rënien tij para 23 viteve, kur Luani ishte vetëm 23 vjeçarë. Haradinaj tha se sot Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë si dëshmi se lufta për atdhe vazhdon përjetësisht.

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt!

RH”, ka shkruar ai.