Ramush Haradinaj dhuron gjak për 28 nëntor

Krzetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak për nder të Festës së 28 nëntorit.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo datë na kujton 28 nëntorin e Gjergj Kastriotit, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

“28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj. Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Gazeta Express