Ramush Haradinaj i uron shërim të shpejt Kryeministrit Hoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar shërim kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

”Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell Lajme365.

Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre nga virusi COVID-19.

Ai ka kërkuar nga Qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike, pasi që mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik, ka thënë Haradinaj.

Postimi i Plotë:

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.
Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës.
RH
Rikujtojmë se Kryeministri i Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të nderuar,
”Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu” , ka shkruar kryeministri në Facebook./lajme365.com