Ramush Haradinaj tregon a kanë ndërruar qëndrim për votimin e Presudentit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj lidhur me votimin e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani.

Edhe pas qëndrimit të LDK-së, të nxjerrë dje, për qëndrim në sallë në seancën e votimit të presidentit, Haradinaj ka thënë se këto zhvillime nuk do të ndikojnë në pozicionin e AAK-së për presidentin.

“Ne kemi biseduar me z. Kurti dhe znj. Osmani, por nuk kemi marrë prej tyre një marrëveshje për të votuar ose presidentin ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej nesh një bashkëpunim dhe vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për presidente”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për shtyp.

“E kam parë qëndrimin e LDK-së dhe kjo është një marrëdhënie e re e LDK-së me Vetëvendosjen, por sa i përket Aleancës dhe Vetëvendosjes nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ai.