Raportet e fundit nga Maqedonia për COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 163 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1636 persona janë testuar, ndërsa 163 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Nuk është regjistruar asnjë viktimë. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 69 pacient të shëruar. Nga Shkupi-41, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Terovë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-6, Probishtip-1”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 9412 raste me koronavirus. Ndërkaq janë shëruar 4940 pacientë dhe kanë vdekur 432 persona