Raporti i BE-së për Kosovën publikohet sot

Komisioni Evropian do të publikojë Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet sot, më 29 maj 2019.

Me rastin e prezantimit të Raportit për Kosovën për vitin 2019, në Bruksel do të ketë konferencë për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë/Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ndërsa në Prishtinë, konferencë për shtyp do të ketë nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova.