Raporti i fundit nga 1.091 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.091 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 107.906 raste nga 703,080 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.264 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,538 raste, kurse numri i rasteve aktive është 104.”,thuhet në njoftim./lajme365.com