Raporti i fundit nga 1.891 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.891 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 20 raste pozitive.

”Numri total i rasteve pozitive është 107.693 raste nga 661.107 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.254 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Nga këto komuna janë 20 rastet e fundit me COVID-19

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 165.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e dytë janë 22.906 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës./lajme365.com