Raportohet se edhe një deputete e PDK-së do të kalojë në Vetëvendosje

Pas Adelina Graincës edhe një deputete e PDK-së pritet të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje. Gazeta Blic shkruan se ka marrë vesh nga burimet e saj brenda Partisë Demokratike të Kosovës, se gjatë ditës së hënë, deputetja Ariana Shoshi – Musliu, do të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç merr vesh Gazeta Blic, ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të paknaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të bëhet këtë të hënë.