Raportoni aktivitetet e dyshimta te Policia e Kosovës në 192

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin simbolik të vendosjes së shenjave të posaçme në lagjet e Prishtinës me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve mbi nevojën e raportimit në Polici (192) të aktiviteteve të dyshimta të cilat i hasin.

Në këtë kuadër janë vendosur pesë (5) shenjat “Vrojtuesit e Lagjes me mbishkrim “Vazhdoni të raportoni aktivitetet e dyshimta te Policia e Kosovës ne 192”, në lagjet Arbëria dhe Tophane.

Ky aktivitet është realizuar me përkrahje nga ICITAP të financuar nga SHBA-të. së bashku me Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, Forumeve të Sigurisë dhe qytetarëve të atyre lagjeve.

Krejt kjo në kuadër te aktiviteteve në fuqizimin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2017 -2021 dhe për të rritur sigurinë dhe ndjenjën e qytetareve duke raportuar aktivitete e dyshimta të Policia e Kosovës.