Rastet pozitive me COVID-19 sipas vendbanimeve në Prizren

Në komunën e Prizrenit gjatë  24 orëve të fundit  janë shënuar 9 raste te reja  me coronavirus.

Në raportin nga IKSHKP-ja, 7 prej tyre janë me vendbanim në qytetin e Prizrenit, 1 rast pozitiv është në Kabash dhe 1 rast në fshatin Zhur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.