Rasti Haradinaj do të ketë ndikim të përkoshëm mbi dialogun Kosovë-Serbi

Analisti amerikan Edward P. Joseph thotë se për një çështje të rëndësishme si marrëdhënia e Kosovës me Serbinë, është jetike të ketë një qeveri të zgjedhur që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit Johns Hopkins, thekson se dorëheqja e zotit Haradinaj ka krijuar një boshëllëk që mund të zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij është e rëndësishme të ketë një qeveri që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës, edhe nëse kjo do të shkaktonte një vonesë të vogël në përpjekjet për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun: https://www.zeriamerikes.com/a/5015023.html