Rasti i ri me koronavirus në Obiliq është punëtor i KEK-ut

Bëhet fjalë për një rast kontakti, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës, në mihjen sipërfaqësore në Bardh.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Postimi i plotë në Facebook:

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës, në mihjen sipërfaqësore në Bardh.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dala nga IKSHPK-ja, rreziku ende nuk ka kaluar, ky armik i padukshëm është ende mes nesh. Mos i jep këmbë virusit! Kujdes po, panik jo! /lajmi.net/