Rasti Meliza Haradinaj – Prokuroria zgjeron hetimet për aferën e manipulimit të votave

Porkuroria e Shtetit ka zgjedhuar hetimet në rastin e manipulimit të votave Brenda Qendrës së Numrimit dhe Rezultateve.

Kështu ka thënë avokati i Arbër Krasniqit, të dyshuarit kryesor për manipulimin e votave të Meliza Haradinajt, kryediplomates tashmë të dorëhequr, shkruan Gazeta Insajderi.

Avokati këtë deklaratë e ka dhënë pas përfundimit të seancës ndaj Arbër Krasniqi dhe Sahit Mataj, të dyshuarve për manipulim me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dorëheqja Haradinajt ka ardhur pas shkrimit të Gazetës Insajderi, i cili ngre dyshime për manipulim të votave brenda QNR-së, proces në të cilin sipas video-incizimit, është i përfshirë edhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashyme.