Reagimi i Albin Kurtit për aksionin në Karaçevë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Kurti ka përgëzuar punën e Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se koka e krimit të organizuar nuk është në Karaçevë.

“Krimi i organizuar në Karaçevë nuk e ka kokën në Karaçevë. Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën. Uroj që të mos dal ajo e mbrëmshmja edhe një shfaqje më shumë e regjimit të vjetër. Pas aksionit të mbrëmshëm nevojitet prani e përhershme në Karaçevë të Dardanës”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

“Numri më i madh i kriminelëve të paqes për metër katrorë në Republikën e Kosovës është në Prishtinë”, ka shtuar Kurti.

Kurti tha se krimi po lulëzon edhe afër kufirit që sipas tij u zhvendos me qëllim atje që të mbarohen ata lartë dhe të bëhet gjoja po goditet sikurse në rastin e Karaçevcës. Por, sipas tij ky aksion pikërisht është organizuar në kufi që të mbrohen kriminelët në kryeqytet.

Për ta kuptuar më mirë luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, ai tha se duhet të merret parasysh Raporti i Progresit për Kosovën i vitit të kaluar ku vendi theksohet se ka krimin e organ izoluar dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Në aksionin policor të së premtes, për kapjen e veprimtarive të kundërligjshme u arrestuan mbi 30 persona në fshatin Karaçevë, në mesin e tyre 10 policë.

Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

Kreshnik Ahmeti, sekretar i VV-së për marrëdhënie me jashtë, në konferencë për media ka konfirmuar se Vetëvendosje është anëtarësuar në Aleancën Progresive.

Sipas tij kjo krijon mundësi që të lobohet për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Sot Aleanca Progresive ka pranuar VV-në si anëtare më të re. Me asnjë votë kundër është vendosur që të bëhet pjesë e kësaj aleance ndërkombëtare. Kjo krijon mundësi që të lobohet për njohjen e Republikës së Kosovës. Ky sukses vjen si rezultat i vlerave socialdemokrate të LVV-se, si rezultat i Qeverisë Kurti”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/