Reagojnë nga KB Peja – Komuna i “injoroi”

Klubi i Basketbollit Peja, e cila u shpall kampion i Ligës Unike të basketbollit, “ndjehet” e injoruar nga institucionet komunale, të cilat pos që nuk ishin të pranishëm në ndeshje, ata as nuk e uruan klubin.

Arbër Elshani, Drejtor Sportiv i KB Peja, ka thënë se Komuna e Pejës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport – Komuna Pejë, asnje urim për titullin Kampion të Kosovës dhe Shqiperisë, që e fitoi KB Peja.

Përpjekjet tona për të biseduar me krerët e DKRS-së, lidhur me këtë nuk kanë sjellur ndonjë qëndrim nga ana e tyre.

“Ata as nuk erdhën për t’a parë finalën e madhe, pavarësisht që ne i ftuam. Kjo është e paparë ndonjeherë” – thuhet në reagimin e tij.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe biznesët e Pejës.

Ndryshe, për korrektësi nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, ka pasur një shkrim për Klubin e Basketbollit “Penza” si:”Palestra “Karagaçi “ Pejë K.B”Penza” -Kampione eKosovës#pejaqytetibasketbollit#pejaqytetikampioeve”

Ndërsa në platformat publike, të paktën një gjë e tjllë nuk ka pasur edhe për KB Peja.