Reagon Agim Çeku, pas vendimit të Kadri Veselit për shkarkim

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku e ka konfirmuar për Gazetën Blic shkarkimin që ia ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në mëngjes kryetari më ka njoftuar se më nuk do të jem në këtë pozitë dhe unë më nuk jam zëvendësministër i Mbrojtjes”, tha ai .

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se askush nga PDK që ka aktakuza të ngritura, nuk do të mbajë pozita shtetërore e as partiake.

Në një konferencë me gazetarë, lideri i PDK-së bëri të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.