Pasi bënë jehonë lajmet ndërkombëtare se Lionel Messi po kalon te Paris Saint-Germain, ka reaguar babai i tij, Jorge.

El Chiringuito raportoi fillimisht se ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, me babain e tij që ka nënshkruar atë në Katar.

Në lidhje me këto lajme, Jorge Messi ka qenë i ashpër, duke thënë se asnjë nuk është e vërtetë.

“Gënjeshtra. Edhe një shpikje tjetër”, ka shkruar ai në Instagramin e tij. “Unë kam qenë në Argjentinë që nga shtatori. #Lajmetërreme”.

Duket se ende nuk ka ndonjë hap konkret në marrëveshjen mes Messit dhe PSG-së, mirëpo El Chiringuito njihet si një medium që ka burime të sakta.

Në verën e vitit të ardhshëm, kontrata e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë skadon dhe do të jetë lojtar i lirë të zgjedh mes Manchester Cityt apo PSG-së, ose edhe të qëndrojë në Camp Nou. /Telegrafi/

Foto: Jorge Messi/Prsc/Instastory