Reagon Bahtiri: Sistemi ynë shëndetësor u vonua në transplatimin e veshkës për Nazlijen

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllim familjes Sherifi për humbjen e vajzës së tyre e cila ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook tha se ai u mundua të kontribonte sado pak për shërimin e saj por që sipas tij, sistemi shëndetësor u vonua në transplantimin e veshkës.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak. Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën. Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi. Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen./Express