Reagon BE: Aksioni policor të fuqizojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë

Bashkimi Evropian ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Zëdhënësja e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic, ka deklaruar se “operacionet policore janë të nevojshme për të fuqizuar dhe jo për të dobësuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ajo ka thënë se BE-ja bën thirrje për përmbajtje maksimale me këtë rast nga të gjitha palët, ka raportuar BIRN.