Reagon Bërnabiq, ftesë ndërkombëtarëve: Frenojeni politikën e çmendur të Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerëson se aksioni i sotëm në veri kundër mallrave të kontrabanduara, ka të bëjë me siç ka thënë ajo “politikën e çmendur të Kurtit”.

Ajo në një reagim pas ngjarjeve të sotme, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare “të frenojë Kurtin”

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin nevojitet një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Sjellja e tillë i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq, përcjell “B92”.