Reagon Çelaj: Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga disa portale kinse ai ka deklaruar që Kadri Veseli duhet të zavëndësohet me Vlora Çitakun.

”Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.”, ka shkruar Çelaj në Facebook, përcjell LAJME365.

Ai thotë se e çmon shumë dhe e konsidoron njeri me shumë vlera Kadri Veselin dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.

Çelaj thotë se kërkesat e tij nuk kanë të bëjnë me individët por me parimet.

Ai ka bërë publike të gjitha kërkesat e tij ndaj PDK-së, e ato janë:

1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit
2. Të demokratizohet partija që është kapur nga individ.
3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.
4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:
a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet
b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor
c. Të ruhet laiciteti i vendit
Reagimi i plotë nga Lirak Çelaj:
Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetar i PDK-së
Lajmi qe është publikuar në disa portale është i pavërtetë, se unë gjoja kam kërkuar që të largohet z. Kadri Veseli dhe të vije dikush tjetër në vendin e tij.
Unë vazhdimisht e kam potencuar edhe ne media por edhe ne mbledhje të Këshillit Drejtues të PDK-së se z. Kadri Veseli është dhe duhet të mbetet kryetarë. Unë e çmoj shumë z. Veseli dhe konsideroj që është njeri me shumë vlera dhe i cili ka bërë shumë për Kombin dhe për vendin.
Mendoj që nuk është e rastësishme që hapen lajme të tilla të rreme dhe janë të sponsorizuar pikërisht nga ata që ndihen të rrezikuar nga reformat thelbësore që kërkoj unë. Aparaqikët e partisë nuk dinë gjë tjetër përveç të merren me shpifje. Ky lajm i rrem i ka rrënjët nga ata që kanë uzurpuar pozitat dhe kanë frikë nga demokratizimi i partisë sepse ata do të humbnin edhe privilegjet që i kanë sot e kësaj dite
Kërkesat e mija nuk kanë të bëjnë me individët por me parimet. Po e ritheksoj se disa nga kërkesat e mia janë:
1. Të marr përgjegjësi dikush për rezultatin e dobët të 14 shkurtit
2. Të demokratizohet partija që është kapur nga individ.
3. Të kemi një kryesi e cila del nga votat e Këshillit Drejtues ashtu siç e parasheh statuti i partisë.
4. Të përcaktohet qartë orientimi ynë duke marr parasysh platformën që ka pasur UÇK e disa nga to janë:
a. Kombi të trajtohet si një pavarësisht kufijve se ku shtrihet
b. Të deklarohet qartë orientimi ynë perëndimor
c. Të ruhet laiciteti i vendit
Këto janë disa prej kërkesave të mija. Dhe po ritheksoj se nuk jam i orientuar në përkrahja apo kundër individët e as grupacioneve, përkundrazi jam për qartësim të ideve dhe kushdo që i ka këto ide do ta ketë edhe përkrahjen time./lajme365.com