Reagon edhe Universiteti “Haxhi Zeka”. Më mirë të mos reagonte!

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditim të këtij universiteti.

Në njoftimin e publikuar me shumë gabime gjuhësore, Universiteti “Haxhi Zeka” njofton opinion publik që, pavarësisht vendimeve që do t’i pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mund të vendos askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje më ligjin për Arsimin e Lartë.

Ky është reagimi i plotë:

Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë, e njofton opinionin publik e në veçanti studentët e këtij institucioni që akoma nuk ka pranuar asnjë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, lidhur me aplikacionin e tij për riakreditim institucional.

Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë e njofton opinionin pubik se do t’i ndërmerr të gjitha veprimet ligjore me të pranuar një vendim të tillë siç përshkruhet në media elektronike.

Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë e njofton opinion publik që pavarësisht vendimeve që do t’i pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mund të vendos askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje më ligjin për Arsimin e Lartë.