Cakaj thyen heshtjen, tregon se cilës parti politike do ti bashkohet

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë.

Me t’u kumtuar dorëheqja e Cakajt, reagime të shumta pati në media dhe rrjete sociale, lidhur me spekulimet se Cakaj do të bashkohet me ndonjë parti politike në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerësohej si opsioni më i mundshëm për aderimin e Cakajt.

Megjithatë, politikani kosovar që bëri bujë me punën e tij në Qeverinë e Shqipërisë ka mohuar zërat për aderimin e tij.

Për Indeksonlinen, Cakaj ka thënë se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike në Kosovë.

“Siç edhe e kam thënë, vendimi im në Qeverinë e Shqipërisë është i parevokueshëm. Spekulimet se do të aderojë në ndonjë parti politike në Kosovë, nuk janë të vërteta. Kaq mund të themi aktualisht”, ka thënë Cakaj./Indeksonline/

Tags: ,