Reagon Haki Abazi pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit:

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se kanë dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Pas kësaj, ka reaguar anëtari i LVV-së, Haki Abazi,  i cili ka thënë se vrasjet e patriotëve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën.

“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari. UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë. Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen “, ka shkruar ai.