Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjete sociale, ka reaguar për zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Shqipëri.
Kryemadhi ka shkruar se “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.”
Ajo më tej ka shkruar se “Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.”