Reagon Majko, pasi flitet se ka blerë shtëpi në vlerë prej 232 milion eurosh.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko njëherësh edhe ish-kryeministër në Shqipëri reagon pasi që një portal kishte shkruar për të se ka blerë një shtëpi prej 232 milion eurosh.

“Ministri i Diasporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë. Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë. Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë. Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro. Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë. Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.”- shruhej në portal.

Por këtë e ka mohuar Pandeli Majo dhe ka reaguar:

Lexova se Gazeta “SOT” kishte botuar dokumentacionin deklarimit tim për të ardhurat pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore.

Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.

Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar./lajme365/