Reagon Ministri Zemaj për 16 vdekjet për një ditë në Kosovë nga koronavirusi

16 persona kanë ndërruar jetë dhe 258 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur në komunikatën e përditshme që publikon Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Pak minuta pasi që IKSHPK’ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook.

Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë./Express/