Reagon Trump pas sulmit të protestuesve ndaj Kongresit: Qëndroni të qetë, pa dhunë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka reaguar pas sulmit që i kanë bërë mbështetësit e tij Selisë së Kongresit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka shkruar se të gjithë ata që janë brenda në seli të kongresit të qëndrojnë të qetë, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kërkoj që të gjithë në Kongresin e ShBA-së të qëndrojnë të qetë, pa dhunë! Mos harroni ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat e gratë tonë në të kaltërt. Faleminderit”, ka shkruar Trump.

Protestuesit që e mbështesin Donald Trumpin kanë sulmuar Selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Capitol Hill”, ku sipas policisë amerikane zyrtarët shtetëror kanë qenë duke i nuëmruar votat e Kolegjit Zgjedhor që vërtetojnë fitoren e Joe Biden si president i ShBA-së.

Sulmi i protestuesve ka ndodhur në orës 13:30 sipas orës lokale në Amerikë. CNN raporton se protestuesit pro-Trump kanë kalaur pengesat e vendosura përgjatë perimetrit të Capitol Hill, me ç’rast ata edhe kanë ofenduar policët duke i quajtur “tradhtar”.

Rreth 90 minuta më vonë, policia tha që demonstruesit hynë në ndërtesë dhe dyert e Shtëpisë dhe Senatit po mbylleshin.

Video nga brenda Capitol Hill  shihen mbështetësit e Trumpit duke marshuar nëpër hollin e senatit.

Burimi thotë se ka disa pajisje të dyshimta jashtë ndërtesës së Kapitolit.

Protestuesit kanë thyer barrierat e jashtme të sigurisë dhe pamjet video tregojnë protestuesit që mblidhen dhe disa përplasen me policinë pranë ndërtesës së Kongresit. /Insajderi.org