Reagon Vasfije Krasniqi Goodman: Mos i provokoni ndjenjat tona

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas publikimit të fotografive të tjera ku tregohet se fotografitë e deputetes së PDK-së, Fjolla Brovina mund të jenë të fabrikuara.

Postimi i saj në fb:

Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarsisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë në emër “të gjithave” ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjëra të tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve.
Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në cfarëdo forme.