Reagon Vjosa Osmani pas akuzave se po keqtrajtohen punëtorët në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme iu është përgjigjur akuzave të deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiut, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se administrate e ka menaxhimin teknik të ndërtesës, e se ajo nuk ka marrë asnjë vendim për ndonjë tender.

Ajo thotë se që 10 muaj është investuar vetë për liftin për persona me nevoja të vecanta.

“Administrata e ka menaxhimin teknik, të ndërtesës, të cështjes së ndërtesës, e kryesia I merr vendimet politike e ëktu si kuvend.

 

 

Por kur dilet këtu e flitet për shpenzime marramendëse unë dal të ju tregoj këtu si qëndron ky kuvend të paktën këta 10 muaj kur uanë jam duke udhëhequr, ekziston vetëm një vendim që ne e kemi miraturar në Kuvend, ai është lifti për persona të veçanta. Asnjë tender, asnjë shpenzim tjetër ne si kryesi nuk e kemi kërkuar e as nuk e kemi miratuar”, tha Osmani.

Ajo shton se nga kabineti i saj nuk shpenzojnë as veturat zyrtare.

“Ju e shihni që ka minimum 10-15 fish më pak shpenzime të veturave, askush nga kabineti im nuk shpenzon veturë.  Do ta shihni në shpenzime zyrtare që kjo legjislaturë thuaja fare nuk ka shpenzu në mëditje. Ne ja kemi kthyer qeverisë diku mbi 1.5 milionë, Ligji i kërkon që nëse tepron buxhet qysh ka tepruar kësaj radhe, që ato t’i kthehen qeverisë”, thotë Osmani.

Kryetarja e Kuvendit shton se aneksi ka filluar në mandatin e kaluar.

“Aneksi ndërkaq ka filluar në mandatin e kaluar, kush është kompania e kush e ka fituar besoj që të gjithë munden me marrë vesh, por është tender i mandatit të kaluar. Nëse ka keqtrajtim të punëtorëve, nuk po i keqtraton Kuvendi po kompania”, tha ajo./GazetaExpress/