“Real Madridi do ta transferojë Mbappen”

Gazetari i njohur spanjoll, Siro Lopez, ka konfirmuar se Real Madridi është duke punuar “ditë e natë” për ta bërë të mundur transferimin e Kylian Mbappe.

Ai beson se këtë verë vetëm Mbappe është objektivi i Real Madridit dhe beson se blerja e tij, do të bënte njëfarë revolucioni te Reali, pasi tashmë ka një skuadër të mirë me lojtarë me përvojë dhe të rinj të talentuar.

“Real Madridi do ta transferojë Mbappen. Nuk është opinion, është fakt. Do të marrë kohë para se të bëhet zyrtare, ndoshta deri në gusht. Por s’do të ketë luftë për këtë me PSG-në”, tha ai, raporton Diario SPORT.

As Reali, por as Mbappe asnjëherë nuk e kanë mohuar faktin se duan të shkruajnë histori së bashku, por deri më tani nuk ishte e shkruar blerja e francezit, që do të kushtojë jo më pak se 200 milionë euro, shifër vërtet e çmendur, sidomos me situatën që ndodhet e gjithë bota, me pasojat që po len virusi COVID-19. /Gazeta Express/