Referët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Europa League

Katërshja e referëve kosovarë Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese në kuadër të Europa League.

Referët kosovarë do të drejtojnë ndeshjen në mes ekipit nga Lihteshtajni, FC Vaduz, dhe ekipit nga Islanda, Breiðablik.

Ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Ndeshja FC Vaduz – Breiðablik zhvillohet të enjten në “Rheinpark Stadion”, duke filluar nga ora 19:00.

Image may contain: 4 people, including Dardan Çaka, sky, stadium, outdoor and nature