Reforma zgjedhore, Basha publikon propozimet e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar propozimet e opozitës së bashkuar për procesin e Reformës Zgjedhore.

Në një postim në profilin e tij në rrjete social, Basha ka shkruar se Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që do të nisë nga konsultimi me qytetarët.

“Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit. Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar. Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore”, ka shkruar kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha.