Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 26 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 31 mijë.

Franca edhe gjatë ditës së djeshme pati raportuar rreth 13 mijë raste nga virusi vdekjeprurës, kështu shifra e përgjithshme e të prekurve u rrit në 442 mijë duke mbledhur edhe rastet e sotme.

Derisa shkalla e infeksionit rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë filluar zbatimin e masave parandaluese.

Qyteti i Nice në Riverën Franceze do të ndalojë mbledhjen e më shumë 10 personave në hapësirat publike si dhe baret do të mbyllen më herët pasi Marseille dhe Bordeaux implementuan masa të ngjashme nga e hëna. /Telegrafi/