Rekord vdekjesh me COVID-19 në Kosovë, 6 brenda 24 orëve

Në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kan humbur jetën Gjashtë persona që ishin të infektuar me coronavirus.

Pas këtye vdekjeve të fundit ka shkuar në 64 numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media, përcjell Lajme365.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.  Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 178 persona, janë shëruar 1 mijë e 824. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë./lajme365.com