Rexhaj: Totaj e paska humbur udhën në oborr

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në FB i është përgjigjur kritikave të kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i cili gjatë ditës ka theksuuar se tubimi përkujtimor për masakrën në Tusuz “u (keq)përdor si tubim promovues partiak i VV-së”.

Rexhaj ka vlerësuar se Totaj e ka humbur udhën në oborr, për shkak të akuzave të pabaza.

Postimi i plotë i deputetit Rexhaj në FB:

“Ky Shaqir Totaj e paska humbur udhën në oborr. Edhe shumë keq atë!
Lëre që shkojnë të ndarë në tubime përkujtimore, partinë që e udhëheq ai nuk e dëgjon askush dhe vie i vetmuar si kryetar pa parti. Tash gjen kurajo edhe akuzon për partitizim të akademisë përkujtimore të martirëve të lagjes së Trimave.
Madje pafytyrësisht na shet mend duke na thirrë në kontruktivitet në Kuvendin e Kosovës rreth gjenocidit të Serbisë. Po harron se i përket po asaj partie që nuk e voton projektligjin për dënimin e kriminelëve në mungesë. Po harron se është kryetari i partisë së tij që e bëri dhunshëm kryetar atë i cili na morri fytyrën së bashku me Flora Brovinën duke na dëmtuar reputacionin tonë edhe në aspektin ndërkombëtar!
Ky kryetar pa parti po harron se përfaqëson një subjekt politik që lëre që ka keqpërdorur dëshmorë e ngjarje përkujtimore dhe që vazhdon të keqpërdor, por ka vjedhur edhe në përmendoret e tyre
!”