Rexhbeqaj arrin marrëveshje për t’u huazuar te Kolni

Mesfushori kosovar i Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, ka arritur marrëveshje për kalim te Kolni në formë huazimi.

Vetë Kolni ka njoftuar se pret që të dielën lojtari të kryejë testet mjekësore dhe që ai të nënshkruajë marrëveshjen për huazim për 18 muaj nga Wolfsburgu.

“Në mbrëmje po presim arritjen e Elvisit. Ai do të udhëtojë nga Portugalia gjatë ditës. Kemi arritur marrëveshje, presim testet mjekësore. Do t’i bëjmë këtu dhe do ta huazojmë për një vit e gjysmë. Është lojtar fleksibil dhe kemi luftuar shumë për ta transferuar. Ka pasur shumë rivalitet, por ka vendosur për ne. Kishte shumë klube që e donin atë. Jemi me fat që na ka zgjedhur neve në fund. Është huazim 18 muaj dhe mendoj se është i gjatë mjaftueshëm si huazim. Lojtari dëshiron të luajë, ka luajtur shumë sezonin e shkuar, por jo në këtë aktualin. Por ai është vetëm 22 vjeçar. Ai është fleksibil dhe jemi të lumtur që po na bashkohet”, ka thënë drejtori sportiv i Kolnit, Horst Heldt.

Në sezonin aktual, Rexhbeçaj ka pasur një paraqitje në Ligën e Evropës dhe një në kupë. S’është paraqitur fare në Bundesligë. / Koha.net