Rezervat ndërkombëtare të Rusisë arrijnë në mbi 500 miliardë dollarë

Rezervat ndërkombëtare të Rusisë në periudhën 31 maj-7 qershor kanë tejkaluar shifrën 500 miliardë dollarë, duke u rritur për 1,5 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë, rezervat ndërkombëtare të vendit janë rritur për 1,5 për qind në periudhën 31 maj-7 qershor, duke arritur në 502 miliardë dollarë. Rezervat ndërkombëtare ruse, të cilat më herët pësuan rënie për shkak të sanksioneve, për herë të parë që nga viti 2014 janë rritur në nivelin 500 miliardë dollarë.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të rrisim rezervat tona”, tha kryetarja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina.

Rezervat ndërkombëtare të përbëra nga valutat e huaja, paratë, pozicioni i rezervave të IMF-së, ari dhe asetet e tjera të cilat menaxhohen nga Banka Qendrore dhe qeveria ruse, për herë të parë në gusht të vitit 2008 kishin arritur në nivelin më të lartë në histori me një vlerë prej 598 miliardë dollarësh. /Anadolu Agency; link: https://www.aa.com.tr/sq/ekonomi/rezervat-nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare-t%C3%AB-rusis%C3%AB-arrijn%C3%AB-n%C3%AB-mbi-500-miliard%C3%AB-dollar%C3%AB/1503532/