Riaktualizohet themelimi i komunave të reja

Tashmë kur po rriten zërat për rrëzimin e Qeverisë dhe po paraqitet mundësia për organizim të zgjedhjeve të parakohshme, është deputetja boshnjake Emilija Rexhepagiç ajo e cila ka ringjallur debatin për themelimin e komunave të reja.

Në profilin e saj në rrjete sociale, deputetja Rexhepagiç, e cila njëkohësisht anëtare e Grupit Parlamentar të AAK-së, ka publikuar kërkesën e saj drejtuar Kryeministrit Ramush Haradinaj për themelimin e Komunës së Zhupës.

No photo description available.

Kërkesa për themelimin e Komunës së Zhupës, përgjegjësisht ndarjes së këtij rajoni nga Komuna e Prizrenit, arsyetohet kryesisht me strukturën etnike të kësaj zone to dominuar nga boshnjakë dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit.

Sipas kërkesës, Komuna e Zhupës do të kishte 14 fshatra me gjithsej 17,281 hektarë territor.