Riformatohet qeveria e Maqedonisë së Veriut

Edhe pse kishte premtuar dorëheqjen nëse Maqedonisë së Veriut nuk i hapeshin negociatat nga Brukseli, Zoran Zaev preferoi sot të deklarojë vetëm ndryshim ministrash në kabinetin e tij. Kryeministri ka deklaruar sot se do të ushtrojë edhe funksionin e Ministrit të Financave, ndërsa Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të punojë si këshilltar i tij në po të njëjtën ministri. Zaev tha se e ndërmori këtë veprim pasi që ky vit pritet të jetë vit i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Trajan Dimkovski po nga Partia Socialdemokrate e Zaev do të jetë ministri i ri i Bujqësisë në vend të Lupço Nikollovskit. Nga radhët e partive shqiptare, Hazbi Lika do të zëvendësohet nga Sadulla Duraku pas shkrirjes së Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në asaj për sistemin Politik. Ndryshime ka edhe në Ministrinë e Ekologjisë, ku Sadulla Durakun e zëvendëson bashkëpartiaku Naser Nuredini. Ministri i dorëhequr i Kulturës Asaf Ademi zëvendësohet nga Hisni Ismaili në Universitetin e Tetovës.

Nga radhët e RDK-së, shkarkohet Suhej Fazliu i Pushtetit Lokal, por sipas gjasave kjo parti do të drejtojë një Ministri pa portofol. Në vend të Suhejl Fazliut në Ministrine e Pushtetit Lokal emërohet kryetari i Partisë Liberale Demokrate Goran Milevski, i cili është deputet. Propozimet e Zaev për ndryshimet e reja qeveritare duhet të miratohen në seancën e ardhshme kuvendore javën që vjen.