Rikthehet në funksion ueb-faqja e Ministrisë së Mbrojtjes

Ueb-faqja e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është rikthyer në funksion.

Gjatë ditës, ueb-faqja e kësaj ministrie nuk ishte e qasshme fare, ndërsa nuk dihen shkaqet e mosfunksionimit të saj.

Ndërsa, nuk dihet nëse kjo kishte ndodhur si pasojë e ndonjë sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes apo eventualisht bëhet fjalë vetëm për ndonjë problemi teknik.