Rindërtohet stadiumi “18 Qershori” në Klinë

Në kuadër të përgatitjes së infrastrukturës së stadiumit të K.F. Dukagjinit për fillimin e sezonit të ri futbollistik, ka filluar ndërtimi i tribunave të reja, projekt i cili siguron dyfishimin e kapacitetit të stadiumit dhe ambient më të përshtatshëm për shikuesit.

Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë dhe drejtori i klubit, Fabian Veseli.

Image may contain: sky and outdoor

Kryetari Elezaj e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e realizimit të këtij projekti, që rritë kapacitetin e ulëseve në stadium. Ai theksoi se pas investimeve që kemi bërë në fushën e futbollit, ndërtimi i rreth 1000 ulëseve të reja i siguron shikuesve një ambient shumë më të përshtatshëm. Po ashtu shtoi se, veçanërisht pas inkuadrimit në Supërligën e Futbollit, lojtarët dhe qytetarët e Klinës e kanë merituar një investim të tillë, që stadiumi i jep një pamje shumë më atraktive.

Ndërsa drejtori i klubit, Fabian Veseli, u shpreh i lumtur me fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti dhe falënderoi kryetarin për mbështetjen që po i jep klubit.

Projekti i ndërtimit të tribunave në Stadiumin “18 Qershori” do të kushtojë rreth 55 mijë euro, ku financues është Komuna e Klinës, ndërsa ky projekt do të përfundoi brenda 80 dite.

Image may contain: sky and outdoor