Rita Ora shfaqet me shumë stil rrugëve të Parisit

Këngëtarja Rita Ora tregoi një figurë të mirë në Paris, para shfaqjes së saj në teatrin ‘Bataclan’, të kryeqytetit francez, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

28-vjeçarja dukej tejet tërheqëse e veshur me një pallto të gjatë rozë me mëngë të fryra.

Duke e shoqëruar atë me triko të errët, Rita gjithashtu mbante veshur një palë çizme të zeza dhe një çantë të madhe që përputhej me veshjen.

Flokët bionde të lëshuara poshtë shpatullës së saj i dhanë një dukje edhe më atraktive artistes shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të sjellë turneun e saj “Phoenix” në Mbretërinë e Bashkuar, nga data 21 maj.

Ky turne njëherësh shënon turneun e saj të parë solo në Azi dhe Australi si dhe në arenat gjigante në Britani të Madhe, pasi ajo do të performojë në vende prestigjioze, duke përfshirë “The O2” të Londrës dhe “SSE Hydro” të Glasgow.

Albumi “Phoenix” u publikua në nëntor të vitit 2018, gjashtë vjet pasi albumi debutues i këngëtarit me titull “Ora”, doli në vitin 2012.

Ndërkohë së fundmi, ajo u bë pjesë e projektit më të ri filmik, “Pokémon: Detective Pikachu”, duke kënduar kolonën zanore “Carry On”, në bashkëpunim me Kygon. /Telegrafi/