(nga TopSporti.com) – Gianni Infantino është rizgjedhur kryetar i shtëpisë botërore të futbollit, FIFA.
Zvicerani me kombësi italiane ka fituar mandatin e dytë në Kongresin vjetor që po mbahet sot në Paris.
Ai erdhi në vitin 2016 në krye të FIFAs, duke e zëvendësuar Sepp Blatterin. Mandati i Infantinos do të jetë deri më vitin 2023.